Please enter at least 3 characters.

Gani Gërmia lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2

2024/01/IMG_5655-e1704805920411.jpeg
6:"Mont-4

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 2, Gani Gërmia, ka lënë përfundimisht shtëpinë më të famshme.

Gjithçka nisi mbrëmë (e hënë) në spektakël, ku u transmetua një video - material që paraqiste kontradiktat e gazetarit shqiptar.

Materiali bëri që ai të reagojë i revoltuar, çka rezultoi që Ganiu sërish për të dytën herë të kërkojë daljen nga BBVK.

Foto: Screenshot/YouTube

Pas një bisede me “Vëllanë e Madh”, humoristi ra dakord që të qëndrojë 24 orë me mundësi për t'u rikthyer në lojë.

Por, duket se ai nuk priti as kohën e premtuar dhe tanimë ka lëshuar shtëpinë.

Disa nga banorët nuk u përshëndetën fare me të si Ylli Dervishi e Santiana Maloku. /Telegrafi/