Gaga ‘ndihmon’ fansat
31/05/2010
Krijuesja e hitit “Paparazzi” posedon një legjion të tërë të adhuruesve besnikë, të cilët i ka quajtur ‘Përbindësha të vegjël’, por pranon se është e gatshme t’u ndihmojë fansave që janë në moshë të re, e për të cilët ajo mendon se u duhet përkujdesje të veçantë.
“Jo shpesh frikësohem për fansat. Do të thosha 99.9 për qind nuk jam e frikësuar. Por, ka ndodhur që të kem një fans vërtetë në telashe të mëdha, e që dëshironte të më shihte apo të bisedonte me mua. Unë kam kontaktuar prindërit dhe u kam thënë se ‘përbindëshi i tyre i vogël’ ka nevojë për ndihmë, vëmendje dhe dashuri. Kështu që jo, nuk jam e frikësuar”, ka thënë Gaga për ShowStudio.com. /Telegrafi/


