Please enter at least 3 characters.

"Gabova që e përmenda atë shifër" - Drejtori i Leverkusenit flet për të ardhmen e Florian Wirtz

2024/04/bayer-04-leverkusen-v-tsg-hoffenheim-bundesliga.jpg
273:"LEVERKUSEN, GERMANY - MARCH 30: Florian Wirtz of Bayer Leverkusen looks on during the Bundesliga match between Bayer 04 Leverkusen and TSG Hoffenheim at BayArena on March 30, 2024 in Leverkusen, Germany. (Photo by Lars Baron/Getty Images) (Photo by Lars Baron/Getty Images)
12:"Getty Images

Florian Wirtz është një nga futbollistët më meritorë që Bayer Leverkusen ka fituar titullin e parë në histori të klubit.

Megjithatë drejtori ekzekutiv i Bayer Leverkusenit është penduar për një deklaratë që dha ditë më parë për çmimin e yllit gjerman.

“Askush nuk është i pashitshëm, por për më pak se 150 milionë euro, Wirtz nuk do të largohet”, kishte deklaruar Fernando Carro.

Vetëm disa ditë më vonë, Carro ka pranuar se ka gabuar për deklaratën e dhënë.

Ai ka deklaruar se Wirtz nuk do të shitet as për 150 milionë euro, pasi qëllimi është ta mbajnë në skuadër.

"Ditë më parë thashë se çmimi i Florian Wirtz ishte 150 milionë euro. Ishte gabim kjo deklaratë".

"Wirtz është i pashitshëm. Mbaj mend disa biseda me lojtarë që donin të largoheshin sepse donin të fitonin tituj. Ky nuk është më një argument". deklaroi Carro.

20-vjeçari në 43 ndeshje këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar në 19 të tjerë duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme. /Telegrafi/