Please enter at least 3 characters.

Gabimi trashanik i Fred dhe Wan Bissaka që shpëtoi Unitedin nga goli i sigurt ndaj Wolvesit

2021/08/trincao.jpg

Manchester United dhe Wolverhapton Wanderers janë duke shfaqur një përballje mjaftë interesante në kuadër të javës së tretë në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq janë mysafir të Ujqve, derisa në minutën e shtatë ishte një moment mjaftë spektakolar.

Derisa Wolvesi ishte në kundërsulm, Francisco Trincao kishte një mundësi të artë që të shënonte përballë David De Geas.

Anëtari i Barcelonës që është në huazim te skuadra angleze arriti të kalonte Fredin e Unitedit, duke dalë përballë portierit spanjoll.

Gjuajtja e tij ishte e saktë, por në momentet e fundit intervenoi Aaron Wan-Bissaka, për tas larguar topin afër vijës së portës.

Rio Ferdinand reagoi menjëherë përmes rreptëve sociale, duke i kërkuar Fredit që të jetë më i vëmendshëm para portës. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x83tmic