Please enter at least 3 characters.

Gabimet që ju çojnë drejt gjoksit të varur

2020/06/sagging-boobs.jpg
396:"EXCLUSIVE: Chantelle Houghton is seen on a beach with friends. Afterwards she visits McDonalds for a big lunch.

Pictured: Chantelle Houghton

Ref: SPL624024 061013 EXCLUSIVE
Picture by: Splash News

Splash News and Pictures
Los Angeles: 310-821-2666
New York: 212-619-2666
London: 870-934-2666
photodesk@splashnews.com

11:"Splash News

Pas të 40-ve, për fat të keq gjoksi nuk duket më si më parë, që do të thotë ‘fillon të bjerë’. Një fenomen të tillë mund ta vini re edhe më herët, në varësi nga stili i jetës që bëni

Mund ta shmangni? Sigurisht që po, mjafton të hiqni dorë nga gabimet më poshtë.

1- Vishni masën e gabuar të sytjeneve ose sytjenë të gabuar

Disa studime thonë se sytjenet që nuk ofrojnë mbështetje maksimale mund të shkaktojnë rënien e gjokseve tuaja me kalimin e kohës. Ndaj sigurohuni të gjeni sytjene që përshtaten më mirë me trupin tuaj. Nga ana tjetër, një studim 15-vjeçar i publikuar në 2013-ën doli në përfundimin se grave që nuk mbanin kurrë sytjene veshur, iu dallua një rënie më e vogël në krahasim me gratë që i kishin veshur ato. Zgjedhja është e juaja!

2- Nuk konsumoni mjaftueshëm ujë

Uji është pija më magjike në botë dhe kjo e ka një arsye përse. Shmangia e ujit mund ta bëjë lëkurën tuaj të duket e ashpër dhe e tkurrur dhe kjo nuk vlen vetëm për fytyrën tuaj.

3- Nuk e mbroni gjoksin nga dielli

Sigurohuni të vendosni krem mbrojtës kundër diellit në të gjitha pjesët e lëkurës që do të ekspozohen. Dëmet nga dielli mund të shkaktojnë plakjen e parakohshme dhe varjen e padëshiruar të gjoksit.

4- Pini duhan

Një studim 8-vjeçar arriti në përfundimin se pirja e duhanit mund të kontribuojë gjithashtu në varjen e gjoksit. Duhani prish elasticitetin, i cili i jep lëkurës suaj pamjen e saj rinore.

5- Keni fituar dhe humbur shumë kilogramë në peshë

Lëkura juaj e humbet elasticitetin kur tendoset. Dhe kur ju humbni kilogramë nga pesha juaj, kjo do të ndihet fillimisht në gjoksin tuaj për shkak edhe të sasisë së yndyrës që përmban ky organ.

Burimi: Elle