Please enter at least 3 characters.

Fyerje e rëndë: Studenti ia hedh profesorit tymin e cigares në fytyrë (Video)

Në videon disa sekondëshe shihet 18 vjeçari që ngrihet nga ulësja e tij para se t’i afrohej profesorit para gjithë klasës dhe t’ia hedh tymin e cigares mu në fytyrë, shkruan Dailymail.

Pasi studenti e bënë këtë veprim, profesori me shumë qetësi largon syzet nga goja dhe e shikon studentin, para se të përfundoj filmimi i ngjarjes, përcjell lajmi.net.

Një mbikëqyrës i kampusit e shoqëroi studentin jashtë, i cili thuhet se ka thënë që ai po largohej, por do të kthehej përsëri.

Ngjarja është shënuar në raportin e policisë si fyerje apo abuzimi ndaj një mësuesi.