Please enter at least 3 characters.

Futbollisti prishtinas fshihet prej historisë së Galatasarayt

2016/09/sukur.jpeg

Futbollisti me prejardhje prej Prishtinës është fshirë prej historisë së Galatasarayt.

Hakan Sukur më nuk ekziston për gjigantin turk, Galatasarayn, së bashku me ish-futbollistin tjetër, Arif Erdem.

E gjithë kjo pasi që dyshja dyshohet se kanë mbështetur klerikun Fetullah Gulen, i cili dyshohet se ka organizuar para disa muajsh puçin ushtarak në Turqi, transmeton Telegrafi.

Sukur kohë më parë është fshirë edhe prej historisë së federatës së futbollit turk duke u linçuar si person ‘non grata’.

Vlen të theksohet se 45-vjeçari, Sukur, dhe 44-vjeçari Erdem kanë fituar tetë tituj kampioni shtetëror, një trofe të Ligës së Evropës si dhe pesë Kupa të Turqisë. /Telegrafi/

Hakan Sukur dhe Arif Erdem gjatë kohës sa ishin bashkëlojtarë tek Galatasay