Please enter at least 3 characters.

Futbollistëve të Dritës iu vonohen pagat

2016/01/futbollist-euml-ve-t-euml-drit-euml-s-iu-vonohen-pagat_hd.jpg

Skuadra e Dritës vetëm në javën e fundit të stinorit vjeshtor arriti të shënojë një ngritje në renditje falë fitores 4:0 ndaj Drenicës. Mirëpo, pozita e nëntë për këtë skuadër nuk është ndonjë arritje e madhe. Megjithatë, kur shikohet tretmani ndaj futbollistëve, atëherë nuk mund të pritet më shumë.

Futbollistët e ekipit gjilanas nuk kanë marrë paga që dy muaj dhe kishin premtime se gjysma e obligimeve ndaj tyre do të shlyhen të martën.

Mirëpo, kështu nuk ka ndodhur, duke ua shtyrë afatin për javën e ardhshme. Futbollistët janë nervozuar shumë për këtë. Vonesën e ka konfirmuar për SportPlus edhe kryetari i Bordit të klubit, Besim Ismaili. /Telegrafi/