Futbollistët më të rinj që kanë luajtur në Ligën e Kampionëve (Foto)
Celestino Babayaro është futbollisti më i ri që ka luajtur në histori të Ligës së Kampionëve.
Liga e Kampionëve është formati ku mblidhen dhe luajnë skuadrat më të forta evropiane, për të rivalizuar vetën dhe për të fituar kurorën e skuadrës më të mirë të vitit të Evropë.
Gjatë kësaj gare, shumë skuadra preferojnë të zbulojnë talent dhe t’i hedhin në arenën ndërkombëtare, ku ndër to është Anderlecht, e cila në listën prej 10-të futbollistëve më të rinj që kanë luajtur ka plot tre, shkruan Telegrafi.
Më i riu është nigeriani Celestino Babayaro, i cili ka debutuar përball Steauas me 16 vjet 2 muaj e 25 ditë, duke lënë pas vetes kroatin e talentuar, Alen Halilovic dhe belgun, Youri Tielemans.
Në listë ka edhe shumë futbollistë tjerë të talentuar, teksa i fundit është talenti i Juventusit, Moise Kean, i cili debutoi këtë sezon ndaj Sevillës, duke u bërë futbollisti i parë që luan në Ligën e Kampionëve që ka lindur në vitin 2000. /Telgrafi/
1.Celestine Babayaro (Anderlecht-Steaua) | 16 vjet 2 muaj 25 ditë | 1994/95


