Fushatë nacionaliste kundër shqiptarëve pas largimit të përmendores së Qoses (Foto)
24/02/2018
Disa shkrime nacionaliste kundër shqiptarëve janë parë sot në parkingun nëntokësor në Qendrën Tregtare të Qytetit të Shkupit.
Në një fotografi Civilmedia, shihet shkrimi "Mos bleni prej shqiptarëve - Qoseto" (Не купувајте од шиптариште - Ќосето), e cila është vendosur në disa makina në parking, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky rast pritet të dorëzohet tek organet kompetente, prej të cilave pritet të ndërmarrin masa./Telegrafi/


