Please enter at least 3 characters.

Furra e njohur në Mitrovicë përfshihet nga zjarri

Një furrë e njohur për përgatitjen e “peracave” në Mitrovicën e Jugut është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së martës.

Në pamjet e publikuara shihet se flakët janë përhapur në brendësi të furrës, ndërsa dhjetëra qytetarë janë afruar për të ndihmuar në shuarjen e tyre.

Në vendngjarje ka arritur policia dhe zjarrëfikësit, duke e lokalizuar zjarrin.

Telegrafi ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës për të mësuar më shumë detaje rreth këtij rasti dhe është në pritje të përgjigjes zyrtare.

Raportohet se kjo furrë ishte përfshirë nga zjarri edhe në muajin prill të vitit 2024.