Fundjavë e rëndësishme për ‘play-off’ dhe ekzistencë
Të shtunën (sot, 19:00), Kosova e Re Bashkimi e pret Trepçën në Prizren, ndërsa në të njëjtën kohë në Ferizaj nis takimi ndërmjet Kastriotit e Besës së Pejës. Bashkimi e Trepça janë në garë për ‘play-off’ , ndërsa Kastrioti e Besa për të mbetur në elitë.
Bashkimi është i treti me 31 pikë, ndërsa Trepça e pesta me 29. Besa mban vendin e parafundit (7) me 22 pikë, kurse Kastrioti është i fundit (8) me 21 pikë, shkruan Koha Ditore.
Edhe ndeshjet e së dielës nisin në orën 19:00, ndërsa takohen Golden Eagle Ylli - Sigal Prishtina dhe Vëllaznimi - Peja.
Peja vlerësohet favorite në Gjakovë, ndërsa në Suharekë pritet ballafaqim interesant. Ylli nuk di për humbje në vitin 2015. Ka mposhtur rresht Bashkimin, Kastriotin, Vëllaznimin, Pejën e Besën. Bashkimin e ka mposhtur edhe për Kupë.
Ylli po ka përkrahje të madhe të tifozëve. Të gjitha ndeshjet e kësaj skuadre në Suharekë luhen në palestër të stërmbushur. /Telegrafi/
E shtunë
Kastrioti - Besa (19:00)
K.R. Bashkimi - Trepça (19:00)
E diel
G.E. Ylli - S. Prishtina (19:00)
Vëllaznimi - Peja (19:00)
Tabela:
1. S. Prishtina 19 37
2. Peja 19 35
3. K.R. Bashkimi 19 31
4. G.E. Ylli 19 29
5. Trepça 19 29
6. Vëllaznimi 19 24
7. Besa 19 22
8. Kastrioti 19 21


