Fundi i dramës në Kiev: Presidenti i Gjeorgjisë arrestohet, pasi kërcënonte se do të kryej vetëvrasje (Video)
05/12/2017
Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikhail Saakashvili është arrestuar nga policia në Kiev në kulmin e një ndërtese, nga ku kishte kërcënuar se do të kërcej.
Pjesëtarët e policisë ukrainase kanë arrestuar ish-presidentin e Gjeorgjisë në kulmin e ndërtesës ku ai jeton në Kiev, transmeton Telegrafi.
Në vendin e ngjarjes kishin dalur rreth 30 përkrahës të Saakashvili, dhe rreth 100 pjesëtarë të policisë.
Mediat ukrainasë raportojnë se Saakashvili nuk ishte nxjerrë nga ndërtesa për disa minuta, pasi që përkrahësit e tij kishin bllokuar rrugët e kësaj lagje. /Telegrafi/


