Çitaku: Ftesa për seancë na erdhi në 20:26, ndërsa seanca duhej të niste në 20:30 – kaq seriozë janë për Presidentin
27/04/2026
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me thirrjen e seancës për zgjedhjen e Presidentit, duke e quajtur të papërgjegjshëm mënyrën e organizimit.
Sipas saj, ftesa për seancë ka ardhur vetëm katër minuta para kohës së paraparë për fillimin e saj.
“Pra, në ora 20:26 na vjen ftesa për seancë që duhet të mbahet në ora 20:30. Kaq serioz janë këta për të zgjedhur Presidentin”, ka deklaruar Çitaku.


