Please enter at least 3 characters.

FSB-ja ruse e cilëson sulmin në Moskë si “akt të terrorit”

2019/12/4-33.jpg

FSB-ja ruse është duke e konsideruar sulmin në selinë e Shërbimit Sekret në Moskë, ku humbi jetën një zyrtar i saj, si “akt terrorizmi”.

Të shtënat kanë ndodhur nga një person, ka bërë të ditur një zyrtar i sigurisë duke mohuar pretendimet se sulmuesi ka arritur të futet brenda objektit të FSB-së, transmeton Telegrafi.

Orë më parë është raportuar se nga ky sulm kanë humbur jetën tre persona, kur një person i armatosur me kallashnikov filloi të shtie mbi kalimtarët e rastit dhe një zyrtari të FSB-së.

Në anën tjetër zyrtarët e Shërbimit Sekret rus kanë konfirmuar se një anëtar i tyre është vrarë në këtë sulm, kurse Ministri e Shëndetësisë se dy anëtarë tjerë janë “në gjendje kritike”. /Telegrafi/