Please enter at least 3 characters.

Frenkie de Jong: Juve më i fortë se Reali

2019/04/Frenkie-de-Jong-e1554909774949.jpg
236:"MADRID, SPAIN - MARCH 05: Frenkie de Jong of Ajax looks on prior to the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between Real Madrid and Ajax at Bernabeu on March 05, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Ajaxit, Frenkie de Jong, beson se Juventusi është kundërshtarë më i vështirë se Real Madridi në Ligën e Kampionëve.

Ylli i ri holandez do t'i bashkohet Barcelonës në verë për 86 milionë euro, ai ishte një nga lojtarët më të mirë ndaj Los Blancos në 1/8 e finales.

"Do ta vlerësoj Juventusin mbi Real Madridin. Madridi është një klub i madh, por forma e tyre këtë sezon nuk është aq e mirë si në vitet e kaluara", ka thënë De Jong për De Telegraaf, i cituar nga Marca.

"Padyshim Juventusi është një nga skuadrat favorite për trofeun dhe përballja me ata është një sfidë e madhe, por ne besojmë se mund të bëjmë një ndeshje të mirë".

"Dua të përballem me Cristiano Ronaldon, shpresoj që ai të jetë i gatshëm për lojë sepse është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe është profil i lojtarit që dua të përballem ndaj tij".

"Shanset tona për fitore do të rriten nëse ai nuk luan, por është një sfidë e madhe nëse ai luan dhe mezi po pres", ka shtuar De Jong. /Telegrafi/