Please enter at least 3 characters.

Franca zbulon listën anti-Shqipëri, me shtatë super sulmues vije në Tiranë

2019/11/france-albania-3.jpg

Kombëtarja e Francës do të vije në Tiranë për ndeshje ndaj Kombëtares së Shqipërisë.

Kampioni i Botës ka për qëllim dy fitore në dy ndeshjet e fundit për të siguruar matematikisht kualifikimin për në Euro 2020.

Trajneri Didier Deschamps ka zbuluar listën me 23 futbollistë të ftuar, ku mungesa e madhe është ajo e Paul Pogbas.

Gjithashtu në këtë listë mungon edhe mbrojtësi i Bayernit, Lucas Hernandez dhe portieri Hugo Lloris për shkak të lëndimeve.

Deschamps për duelet ndaj Moldavisë si vendas dhe Shqipërisë në Tiranë ka grumbulluar shtatë sulmues. /Telegrafi/