Please enter at least 3 characters.

Franca, Gjermania dhe Anglia të shqetësuara me aktivitetet e Iranit

2019/04/2FFA70A0-789E-4273-9DFF-651AF47115D9_w1023_r1_s.jpg

Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe kanë shprehur shqetësime ndaj aktivitetit të fundit raketor të Iranit.

Të trija vendet evropiane thonë se ky aktivitet është pjesë e zhvillimit të kapaciteteve raketore për të mbajtur armë bërthamore.

Ambasadorët e trija shteteve, që janë anëtare të Këshillit të Sigurimit, në një letër dërguar sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, thanë se lëshimi i fundit i raketave balistike nga ana e Iranit ka efekt destabilizues në Lindjen e Mesme dhe ngritë tensionet në rajon.

Aleatët perendimor thanë se ky aktivitet i Iranit nuk është në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit e cila i bën thirrje Iranit të mos ndërmarrë aksione që përfshijnë raketa me kapacitet të mbajtjes së armëve bërthamore./rel/