Please enter at least 3 characters.

Franca fiton me lehtësi në udhëtim te Moldavia

2019/03/Franca-1.jpg
308:"France's defender Raphael Varane (hidden) is congratulated by teammates after scoring a goal during the Euro 2020 qualifying football match between Moldova and France, on March 22, 2019 at Zimbru stadium in Chisinau. (Photo by FRANCK FIFE / AFP) (Photo credit should read FRANCK FIFE/AFP/Getty Images)
16:"AFP/Getty Images

Kombëtarja e Francës ka fituar me rezultat të thellë 4-1 në udhëtimin te tyre te Moldavia në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.

Kampioni në fuqi i Botës i ka nisur mirë eliminatoret për Kampionatin Evropian pasi ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen hapëse të Grupit H.

Ekipi i drejtuar nga Didier Deschamps ka arritur të sigurojë fitoren ndaj Moldavisë qysh në pjesën e parë, duke shënuar tri golat.

Franca fitoi me lehtësi ndaj Moldavisë (Foto: UEFA.com)

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas një aksioni brilant, ku Antoine Griezmann (24') shënoi një gol të bukur për 1-0 pas asistimit maestral nga Paul Pogba.

Vetëm tre minuta më vonë ishte Raphael Varane, i cili shënoi për 2-0, ndërsa Olivier Giroud (36') trefishoi epërsinë.

Në pjesën e dytë, Franca përsëri vazhdoi dominimin dhe menaxhimin e lojës, por golin arriti ta gjej vetëm në minutën e 87-të me anë të Kylian Mbappe, i cili  shënoi për 4-0, ndërsa Vladimir Ambros vulosi rezultatin përfundimtar 4-1.

Në këtë grup, fitore shënuan edhe Turqia, e cila mposhti Shqipërinë 2-0 dhe Islanda që fitoi ndaj Andorras me të njëjtin rezultat. /Telegrafi/

https://twitter.com/zw10__/status/1109193262902972417

https://twitter.com/SwypeSports/status/1109189641343766534

https://twitter.com/Rebeuking/status/1109206999437324294