Please enter at least 3 characters.

Fowler kritikon Salahn: Po bëhet paksa vetjak

2019/02/GettyImages-816153356-e1549547053668.jpg
266:"HONG KONG, HONG KONG - JULY 17: Ian Rush (L) and Robbie Fowler (R) during the Liverpool FC Supporters Club Legends Appearance at Grappa's Cellar-Jardine House on July 17, 2017 in Hong Kong, Hong Kong. (Photo by Marcio Rodrigo Machado/Power Sport Images/Getty Images)
12:"Getty Images

Mohamed Salah është bërë një lojtar shumë egoist në muajt e fundit, pohon ish-sulmuesi i Liverpoolit, Robbie Fowler.

Salah iu bashkua radhëve të klubit anglez në verën e vitit 2017 nga Roma për një pagesë prej 40 milionë eurove.

Sezoni i debutimit i reprezentuesit të Egjiptit në Anfield ishte i shkëlqyeshëm, në të cilin shënoi 44 gola në të gjitha garat.

Mohamed Salah (Photo by Mark Robinson/Getty Images)

Salah nuk ka qenë aq i frytshëm këtë sezon edhe pse ka gjetur rrugën e golit 19 herë në të gjitha garat.

"Aspak nuk them që është plotësisht egoist, por duket shumë në shumë i fokusuar në dëshirën për të shënuar gola dhe për të qenë një golashënues i madh".

"Unë mendoj se ndonjëherë ju duhet të keni pak egoizëm, por jo edhe aq të tepruar. Nuk po them se është një gjë e mirë apo e keqe, por nëse i sheh të gjithë sulmuesit e mëdhenj në të kaluarën, kanë bërë gjëra fantastike", tha britaniku.

Ndryshe, kujtojmë se në të kaluarën ka luajtur 266 ndeshje me Liverpoolin dhe ka shënuar 128 gola. /Telegrafi/