Foto nga momentet e para pas lindjes së fëmijës (Foto, +16)
17/02/2016
Imazhet interesante, dokumentojnë çdo detaj interesant të procesit të sjelljes në jetë të fëmijëve, fotografi këto të futura në kategorinë e fotografëve profesional ndërkombëtar të lindjes (IAPBP) për garën e sivjetme, transmeton Telegrafi.

Kjo garë që sivjet shënoi 5-vjetorin, është zhvilluar në Austin, Texas, ku janë përfshirë fotografë nga e gjithë bota.
Vendi i parë i ka takuar fotografes belge Marijke Thoen, për fotografinë e realizuar bardhë e zi të titulluar “Lindja nënujore”, në të cilën shihet foshnja me flokë dredha duke ardhur në jetë. /Telegrafi/

