Please enter at least 3 characters.

Formohet grupi për përzgjedhjen e simboleve shtetërore të Kosovës

2016/01/f.0131151225825_m.jpg

Po kështu pjesë e këtij grupi përzgjedhës do të jenë edhe dy intelektualë nga bota akademike e Kosovës, emrat e të cilëve do të dihen së shpejti.

Ndërkaq, në mbështetje të nenit 1.3, pika d, të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2001/19 për Degën e Ekzekutivit të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, më 29 janar 2008, ka nxjerrë një vendim më anë të të cilit këshilltari politik i zëvendëskryeministrit, Ramë Manaj, Skënder Durmishi, emërohet koordinator i legjislacionit për Pakon e Martti Ahtisaarit.

Me këtë rast Durmishi është mandatuar zyrtarisht për të udhëhequr procesin e koordinimit të të gjithë faktorëve dhe ekspertëve vendës me ekspertë të huaj rreth përgatitjes së projektligjeve që dalin nga pakoja e Ahtisaarit, në mënyrë që ky proces të përfundojë sa më shpejtë, më efikasitet të plotë dhe të jetë i koordinuar sa më mirë, thuhet në njoftimin për media nga Zyra për informim e kryeministrit.

Në bazë të këtij vendimi, Durmishi obligohet t’i raportojë rregullisht kryeministrit dhe Qeverisë së Kosovës. Durmishi ka filluar punën që nga dita e martë.