Formimi i qeverisë, Gërvalla: Dihet kush do ta formojë më 15 prill apo më vonë
Anëtarët e LVV-së që sot u regjistruan si deputet në Kuvendin e Kosovës, janë shprehur të bindur se i kanë numrat për formimin e qeverisë.
Ngjashëm është shprehur edhe partnerja e koalicionit nga Lista Guxo, Donika Gërvalla.
Ajo gjatë shkuarjes në Kuvend për të kryer regjistrimin si deputete, u pyet nga gazetarët rreth formimit të qeverisë.
Gërvalla u përgjigj se dihet kush do ta formojë qeverinë.
“Dihet kush do ta formojë qeverinë më 15 prill apo më vonë me votat e nevojshme ,kështu që skemi qka diskutojmë tjetër”, tha Gërvalla.
E pyetur se me votat e cilës parti, ajo nuk ktheu përgjigje.
Kujtojmë se të martën më 15 prill do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku në po të njëjtën ditë kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka paralajmëruar se do të tentoi të votoj edhe formimin e qeverisë. /Telegrafi/


