Formacionet zyrtare: Unitedi në kërkim të triumfit ndaj Valencias
Manchester Unitedi është mysafir i Valencias për ndeshjen e fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Djajtë e Kuq janë në vend të dytë në Grupin H me 10 pikë, dy më pak se lideri Juventus.
Prandaj të zgjedhurit e Jose Mourinhos duhet të regjistrojnë fitore dhe të presin gabimin eventual të Bianconerëve.
Nga ana tjetër, të zgjedhurit e Marcelino Garcia Toral tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjen në Europa League dhe nuk kanë ndonjë objektiv në këtë sfidë.
Formacioni startues i Valencias: Jaume; Piccini, Diakhaby, Vezo, Lato; Carlos Soler, Kondogbia, Parejo, Cheryshev; Santi Mina, Batshuayi.
Formacioni startues i Manchester Unitedit: Romero; Valencia, Jones, Bailly, Rojo; Fred, Fellaini, Pogba; Mata, Lukaku, Andreas Pereira.
Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet ndërmjet Young Boys dhe Juventusit. /Telegrafi/


