Please enter at least 3 characters.

Formacionet zyrtare të derbit në Serie A: Juventus - Napoli

2023/04/image-7.png

Juventusi dhe Napoli takohen në kuadër të javës së 31-të për të zhvilluar derbin në Serie A.

Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të luhet në stadiumin “Allianz Stadium”.

Zonja e Vjetër tashmë ka rikthyer 15 pikët e hequra tre muaj më parë, ndërsa aktualisht është duke luftuar për një vend në Ligën e Kampionëve.

Në anën tjetër, Napolit i kanë mbetur edhe pak javë për të siguruar titullin kampion në elitën e futbollit italian.

Formacionet zyrtare:Juventus: Szczesny; Gatti, Rugani, Danilo; Cuadrado, Miretti, Locatelli, Rabiot, Kostic; Soulé; Milik.

Napoli: Meret; Di Lorenzo, Min-jae, Juan Jesus, Olivera; Anguissa, Lobotka, Ndombélé; Lozano, Osimhen, Kvaratskhelia. /Telegrafi/