Formacionet zyrtare: Prishtina për fitoren e tretë radhazi, Vushtrria për pikët e para
Prishtina dhe Vushtrria kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e javës së katërt në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Kryeqytetasit janë nikoqir të vushtrriasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet stadiumin me bari natyral në Kampin Nacional në Hajvali, nga ora 16:00.
Ekipi i Orges Shehit vjen në këtë ndeshje me dy fitore nga dy ndeshjet e para dhe synon të tretën radhazi për një nisje të përkryer të sezonit.
Në anën tjetër, ekipi i Besnik Kollarit ka tri humbje nga tri ndeshjet e luajtura dhe synon befasinë duke marrë pikët e para këtë sezon.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Prishtina: Iljazi; Bytyqi, Halili, Poçi, Saletic; Zeqiri, Baftiu; Selmani, Krasniqi, Diatta; Kryeziu;
Vushtrria: Isufi; Islami, Spahiu, Miftari, Maxhuni; Paloka, Bahtiri, Behrami, Ademi Demiri; Statovci;
/Telegrafi/


