Formacionet zyrtare, Napoli - Arsenal: Rrahmani nga minuta e parë
Napoli dhe Arsenali kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen e parë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Lajmi i mirë është se Amir Rrahmani do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë për Napolin. Kapiteni i Kosovës do të formojë qendrën e mbrojtjes së skuadrës italiane së bashku me Rafa Marín.
Në anën tjetër, Arsenali starton me emra si Bukayo Saka, Martin Ødegaard, Eberechi Eze dhe Viktor Gyökeres në sulm.
♟️ One move can change the whole board
⌛️ #NapoliArsenal
💙 #ProudToBeNapolipic.twitter.com/Ewf0yegO3z
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) September 9, 2026
Napoli synon ta nisë me fitore aventurën evropiane, ndërsa Rrahmani do të ketë detyrë të rëndësishme përballë repartit ofensiv të londinezëve.
Napoli: Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Rafa Marín, Olivera; Gilmour, Lobotka, De Bruyne; Politano, Højlund, Alisson Santos.
Arsenal: David Raya; White, Konsa, Gabriel, Hincapié; Mikel Merino, Rice; Saka, Ødegaard, Eze; Gyökeres.
🔴 𝗧𝗘𝗔𝗠𝙉𝙀𝙒𝙎 ⚪️
Your official Champions League MD1 Gunners 👊
— Arsenal (@Arsenal) September 9, 2026
/Telegrafi/


