Formacionet zyrtare: Liverpoolin e pret një takim i vështirë ndaj Aston Villës
10/04/2021
Liverpooli dhe Aston Villa do të takohen në kuadër të javës së 31-të në Ligën Premier.
Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që fillon në ora 16:00 në stadiumin Anfield.
Për këtë takim, Jurgen Klopp do të jetë pa, Joe Gomez, Jordan Henderson, Joel Matip, Divock Origi dhe Virgil van Dijk që janë të lënduar.
Standings provided by SofaScore LiveScore
Në anën tjetër, Aston Villa nuk do të mund të llogarisë vetëm në Jack Grealish që po ashtu është i lënduar.
Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson, Arnold, Philips, Kabak, Robertson, Fabinho, Milner, Wijnaldum, Salah, Jota, Firmino.
Formacioni startues i Aston Villës: Martinez, Cash, Konsa, Mings, Targett, Luiz, Nakamba, Traore, McGinn, Trezeguet, Watkins. /Telegrafi/


