Please enter at least 3 characters.

Formacionet zyrtare: City-BVB, sfida kryesore e Grupit G

2022/09/citybvb.png

Manchester City dhe Borussia Dortmundi vihen përballë në Etihad Stadium për ta zhvilluar ndeshjen e raundit të dytë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Skuadra angleze regjistroi fitore të thellë ndaj Sevillas në ndeshjen e parë të Grupit G, po ashtu edhe BVB triumfoi bindshëm ndaj FC Copenhagen.

Do të shohim një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Pep Guardiola dhe Edin Terzic, të cilët i kanë zgjedhur njëmbëdhjetëshat startues.

Formacioni startues i Manchester Cityt:Ederson; Cancelo, Akanji, Stones, Ake; De Bruyne, Rodri, Gündogan; Grealish, Haaland, Mahrez.

Formacioni startues i Borussia Dortmundit: Meyer; Meunier, Hummels, Sule, Guerreiro; Ozcan, Bellingham, Emre Can; Reus, Reyna; Modeste. 

/Telegrafi/