Formacionet zyrtare: Barcelona - Alaves, Coutinho titullar
Barcelona dhe Deportivo Alaves kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.
Gjiganti katalunas është nikoqir i Alavesit në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të kampionatit spanjoll.
Skuadra e Ernesto Valverdes nuk di për humbje në 20 ndeshjet e para dhe me pesë fitore radhazi në ndeshjet e fundit dëshiron ta vazhdojë këtë seri.
Në anën tjetër, Alavesi nga ngritje të formës në ndeshjet e fundit dhe duan të bëjnë befasi duke tentuar të marrin ndonjë barazim në këtë ndeshje.
Valverde ka vendosur të startojë Philippe Coutinhon si titullar dhe Sergio Busquets e Jordi Alba në bankë, ndërsa trajneri i Alavesit me formacionin më të mirë.
Barcelona: Ter Stegen; Semedo, Pique, Umtiti, Digne; Rakitic, Iniesta, Paulinho; Coutinho, Suarez, Messi.
https://twitter.com/Alaves/status/957684639942021120
/Telegrafi/


