Please enter at least 3 characters.

Formacionet startuese: PSG luan për kualifikim ndaj Maccabit

2022/10/psgmaccabi.png

Paris Saint-Germaini është nikoqir i Maccabi Haifas në Parc des Princes për ndeshjen e raundit të pestë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Kampioni francez ka grumbulluar tetë pikë në katër sfidat e para në Grupin H, ashtu që me fitore do ta siguronte pjesëmarrjen në fazën e eliminimit direkt.

Skuadra izraelite duhet të fitojë në mënyrë që t’i mbajë akoma gjallë shpresat për t’u kualifikuar tutje.

Trajnerët Christophe Galtier dhe Barak Bakhar i kanë zgjedhur futbollistët që do të startojnë nga fillimi i takimit.

Formacioni startues i Paris Saint-Germainit: Donnarumma; Hakimi, Ramos, Marquinhos, Bernat; Vitinha, Fabian Ruiz, Renato Sanches; Messi; Mbappe, Neymar.

Formacioni startues i Maccabi Haifas: Cohen; Cornud, Seck, Batubinsika, Goldberg; Lavi, Abu Fani, Mohamed; Atzili, Pierrot, Abu Fani.

Benfica (tetë pikë) dhe Juventusi (tri pikë) janë dy skuadrat tjera të këtij grupi. /Telegrafi/