Please enter at least 3 characters.

Formacionet se si mund të luajë Liverpooli në ndeshjet e ardhshme - pas lëndimeve të shumta që kanë në skuadër

2020/11/dgpbrjYL.jpg

Liverpooli nuk po kalon nëpër momente të mira në këtë fillim edicion të Ligës Premier, pasi po përballet me disa lëndime të lojtarëve.

Vigil van Dijk fillimisht pësoi lëndim, e pas tij u lënduar edhe Joe Gomez, Trent Alexander-Arnold, Alex Oxlade-Chamberlain dhe së fundmi Jordan Henderson.

Në anën tjetër, Mohamed Salah rezultoi pozitiv me coronavirus, derisa lëndime kanë pësuar edhe Andy Robertson, e Thiago Alcantara e Fabinho janë afër të rikthehen nga lëndimet që kishin.

https://twitter.com/TheScouseMouse1/status/1328246158108614657?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1328246158108614657%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Ffootball-news-how-injury-hit-liverpool-could-line-up-in-next-premier-league-game-20201116

Jurgen Klopp duhet të mendojë për formacionin ideal në ndeshjet e radhës që i ka në Ligën Premier dhe në Ligën e Kampionëve.

Trajneri gjerman e di se do të ketë shumë mungesa, mirëpo me disa lojtarë nga akademia do të tentojë të bëjë më të mirën.

Takimi i radhës në Ligën Premier do të jetë ai me liderin Leicesterin, një takim aspak i lehtë për ta në letër. /Telegrafi/