Please enter at least 3 characters.

Formacionet e mundshme: Interi dhe Milani zhvillojnë Derby della Madonnina në Kupën e Italisë

2021/01/Romelu-1.jpg

Interi dhe Milani janë vënë përballë njëri-tjetrin në çerekfinale të Kupës së Italisë që zhvillohet sonte (e martë).

Edhe pse në një garë tjetër, është fjala për Derby della Madonnina, ashtu që rivaliteti do të jetë i madh.

Data: 26 janar, e martëKoha e fillimit: 20:45Stadiumi: San SiroGjyqtari: Paolo Valeri

Stefano Pioli nuk do t’i ketë në dispozicion katër lojtarë kyçë, si Gianluigi Donnarumma (i suspenduar), Matteo Gabbia, Ismael Bennacer e Hakan Calhanoglu (me COVID-19).

Ndryshimet pritet të ketë edhe në formacionin e Antonio Contes, i cili megjithatë në fazën e mbrojtjes do t’i qëndrojë besnik treshes së tij.

Formacionet e mundshme

Formacioni i mundshëm i Interit (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Kolarov; Darmian, Barella, Brozovic, Vidal, Perisic; Lukaku, Sanchez.

Formacioni i mundshëm i Milanit (4-2-3-1):Tatarusanu; Dalot, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Meite, Kessie; Saelemaekers, Brahim Diaz, Leao; Ibrahimovic.

/Telegrafi/