Please enter at least 3 characters.

Florentino Perez mesa duket ka marrë vendim për Ancelottin, por gjithçka varet nga Brazili

2023/05/Carlo-Ancelotti.jpg

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, e ka përjashtuar publikisht shkarkimin e Carlo Ancelottit, por sipas La Gazzetta dello Sport, e ardhmja e trajnerit italian në Santiago Bernabeu varet gjithashtu nga Brazili.

Real Madridi i Ancelottit u mund 4-0 në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kampionëve nga Manchester City, duke ngritur dyshime për të ardhmen e italianit në kryeqytetin spanjoll.

Të dy, Ancelotti dhe Perez kanë konfirmuar se nuk po planifikojnë të ndahen nga një vit para përfundimit të marrëveshjes së tyre, e cila përfundon në qershor 2024.

Megjithatë, Brazili mbetet i interesuar për trajnerin me përvojë, siç e ka konfirmuar Ednaldo Rodrigues. Presidenti i FA braziliane ka pohuar së fundmi se Ancelotti është kandidati kryesor për të zëvendësuar Titen, i cili u shkarkua pas Kupës së Botës në Katar.

Sipas La Gazzetta dello Sport, FA braziliane duhet të bëjë një lëvizje zyrtare për të punësuar ish-trajnerin e Milanit dhe Juventusit me kontratë më të gjatë se sa që e ka te Reali. /Telegrafi/