Please enter at least 3 characters.

Florent Muslija i pandalshëm, realizon gol spektakolar me Paderbornin

2023/05/Florent-Muslija-1.jpeg

Florent Muslija ka vazhduar shkëlqimin në Bundesliga 2 me fanellën e Paderbornit.

Mesfushori nga Kosova ka realizuar një tjetër gol për zi kaltërtit në sfidën ndaj Heidenheim ku Paderborn po fiton aktualisht 3-2.

Ishte minuta e 52-të e ndeshjes kur reprezentuesi kosovar realizoi një gol spektakolar me tu futur në zonë.

Për kosovarin ky ishte goli i 10-të këtë kampionat ku ka realizuar edhe pesë asistime. /Telegrafi/