Please enter at least 3 characters.

Flick po kërkon përforcime në fazën e sulmit, Barcelona mendon ta rikthejë ish-lojtarin e saj

Sipas Mundo Deportivo, Barcelona ka bërë kontakt për të pyetur rreth situatës së sulmuesit të Real Betisit, Ez Abde, përpara një lëvizjeje të mundshme gjatë verës.

Gjigantët katalanas e kanë futur ish-lojtarin e tyre në listën e dëshirave për afatin kalimtar të verës, me synimin për ta përforcuar krahun e majtë të sulmit.

Reprezentuesi maroken ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh, ndërsa Barcelona ka ruajtur 20% të të drejtave ekonomike të tij.

Forma e shkëlqyer e Abde me Betisin këtë sezon ka tërhequr interesin e disa klubeve, përfshirë Newcastle United dhe Aston Villan.

Megjithatë, “Verdiblancos” hezitojnë ta shesin 24-vjeçarin, i cili ka regjistruar 14 gola dhe 13 asistime në të gjitha garat dhe ka qenë vendimtar në kualifikimin e klubit spanjoll në Ligën e Kampionëve.

Vlera e Abde mund të rritet edhe më shumë në Kupën e Botës që po vjen, në varësi të paraqitjeve të tij me “Atlas Lions”.

Barcelona pritet t’i vlerësojë paraqitjet e tij në turne përpara se të vendosë nëse do ta intensifikojë interesimin./Telegrafi/