Please enter at least 3 characters.

"Flamuri i Ukrainës po valon!" – mesazhi i Zelenskyt për vendin

2022/05/zelensky-3.png

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, thotë se flamuri ukrainas po valëvitet në Lyman, pasi trupat ruse u tërhoqën nga qyteti.

Lyman është në Donetsk - një nga rajonet ukrainase që u aneksua nga presidenti rus Vladimir Putin në një ceremoni në Moskë të premten, transmeton Telegrafi.

Por të shtunën, Ukraina tha se kishte rrethuar mijëra trupa ruse në zonë dhe forcat e saj ishin brenda qytetit.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës shkroi në Twitter se "pothuajse të gjitha" trupat ruse në Lyman ose ishin kapur ose vrarë.

Megjithatë, Moska vazhdoi të pretendonte se ishte tërhequr qëllimisht për të shmangur rrethimin e trupave të saj.

Në fjalimin e tij të natës drejtuar vendit të tij, Presidenti Zelensky konfirmoi: "Flamuri ukrainas është tashmë në Lyman në rajonin e Donetsk".

Por ai shtoi: "Luftimi po vazhdon ende atje".

Rusia ka përdorur Lyman si një qendër logjistike dhe transporti për operacionet e saj në veri të rajonit të Donetsk. /Telegrafi/