Please enter at least 3 characters.

Fjalimi i kryeministrit të Kandasë në Davos në qendër të vëmendjes, reagon ashpër Trumpi

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e kritikoi ashpër kryeministrin kanadez, kur tha se Kanadaja duhet të jetë “mirënjohëse” ndaj SHBA-së, pas fjalimit të lavdëruar gjerësisht të Mark Carney në Forumin Ekonomik Botëror (WEF).

"Po ndërtojmë një kupolë të artë që, nga natyra e saj, do të mbrojë Kanadanë. Kanadaja merr shumë gjëra falas nga ne, meqë ra fjala. Edhe ata duhet të jenë mirënjohës, por nuk janë", tha Trump në Davos të Zvicrës.

Duke iu referuar Carneyt, Trump shtoi: "E pashë kryeministrin dje. Ai nuk ishte aq mirënjohës."

"Ata duhet të jenë mirënjohës ndaj SHBA-së. Kanadaja jeton për shkak të Shteteve të Bashkuara. Mbajeni mend këtë Mark herën tjetër që bëni deklaratat tuaja", vazhdoi ai.

- YouTubewww.youtube.com

Kjo ndodhi pasi fjalimi i Carneyt tërhoqi vëmendjen globale, pasi ai paralajmëroi se rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla të pasluftës po venitet dhe tha se fuqitë e mesme si Kanadaja duhet të përshtaten me një botë me rivalitet dhe shtrëngim në rritje.

"Rendi i vjetër nuk do të kthehet. Nuk duhet ta vajtojmë", tha Carney.

Ndryshe, marrëdhëniet midis Kanadasë dhe SHBA-së janë tensionuar pasi Trump vendosi tarifa për mallrat kanadeze dhe më vonë ndërpreu bisedimet për shkak të një reklame anti-tarifore të transmetuar në SHBA. /Telegrafi/


- YouTubewww.youtube.com