Fjalët emocionuese të Kastros pasi humbi nënën (Foto)
29/03/2016
Të martën ka ndërruar jetë nëna e kantautorit Klevis Bega, i njohur me emrin artistik Kastro Zizo.
Disa orës pas tronditjes shpirtërore, këngëtari i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të shprehur pikëllimin e tij.
“Më le nënë... U prehsh në paqe. Pa ty bota do të jetë bosh. Qaj dhe vetëm qaj. Varrimi nesër (e mërkurë) në 14:00, në varrezat e Tufinës”, ka shkruar ai.
Postimin e ka shoqëruar me një fotografi të nënës së tij. /Telegrafi/


