Please enter at least 3 characters.

Fitorja në derbin lokal ka trimëruar skuadrën gjilanase

2016/01/fitorja-n-euml-derbin-lokal-ka-trim-euml-ruar-skuadr-euml-n-gjilanase_hd.jpg

Pajaziti u bën thirrje futbollistëve të qëndrojnë me këmbë në tokë dhe mos t'i kap euforia, shkruan sot Koha Ditore.

Gjilani e nisi me fitore të madhe edicionin në elitën e futbollit kosovar duke e mposhtur Dritën me rezultatin 3:0 të dielën në derbin e zjarrtë të qytetit të Gjilanit.

"Nuk kemi pritur këtë rezultat, por duke parë anën tjetër kemi punuar mjaft gjatë fazës përgatitore. Nuk jemi përgatitur vetëm për këtë derbi, por për të qenë në nivel gjatë gjithë kampionatit. Në derbi kemi bërë ndeshjen më të mirë të mundshme, por me kalimin e kohës do ta shohim një Gjilan edhe më të fortë", ka thënë Pajaziti të hënën.

Trajneri Pajaziti vlerëson se fitorja në derbi, në stadium të stërmbushur me tifozë, do të ndikojë pozitivisht për të ngritur motivin e skuadrës së tij për ndeshjet e ardhshme.