Please enter at least 3 characters.

Fiton PSG

2016/01/fiton-psg_hd.jpg

Përkundër dominimit të ekipit vendas në pjesën e parë, kryeqytetasit nuk arritën që të jenë të rrezikshëm për portën mysafire. E as mysafirët nuk patën shumë për të treguar.

Në pjesën e dytë, Zlatan Ibrahimovic e zhbllokoi rezultatin me golin e 29-të sezonal në të gjitha garat.

Fitoren e vulosi mbrojtësi brazilian Alex me golin e dytë (88’).

Paris Saint-Germaini ka gjashtë pikë më shumë se Monaco që këtë javë luan si mysafir i Lorient.

Transferi i ri, Yohan Cabaye, debutoi në këtë ndeshje. Ai u inkuadrua në minutën e 68-të në vend të Javier Pastores. /Telegrafi/