Please enter at least 3 characters.

Fitojnë pretendentët, spektakël në Ferizaj

2016/01/fitojn-euml-pretendent-euml-t-spektak-euml-l-n-euml-ferizaj_hd.jpg

SUPERLIGA

Pas humbjes në javën e kaluar ndaj Pit Power Negenet, skuadra e Shkëlqim Rexhajt, FC Termo Luli rikthehet tek fitorja duke mposhtur skuadrën e Ghost(3-2). Në pjesën e dytë Ghost u tregua mjaft e rrezikshme dhe mund të kishte barazuar rezultatin por Termo Luli u tregua më e kujdesshme duke mos pësuar edhe një tjetër rezultat negativ. Swiss Plus ka fituar 8-3 ndaj Sao Paolos me golat e Fatlir Alilit dhe Elbasan Thaqit. Sau Paolo pëson humbjen e katërt me radhë duke ftohur gjasat për një pozitë të mirë në tabelë. Elektring fitoi me rezultat zyrtar (3-0) ndaj Restaurant Arxhendit. Restaurant Arxhendi me këtë humbje humbet edhe pozitën e dytë në tabelë dhe tani ndodhet katër pikë prapa pozitës se parë, Pit Power Negenet e cila fitoi ndaj Guackes me rezultat 2-1. Guacka bëri një paraqitje shumë të mirë në këtë takim ku për pak sa nuk arriti ta befasonte Pit Power Negenet.

Një nga skuadrat më në formë në ligë, FC Maestro ka shënuar një tjetër fitore të madhe. Këtë xhiro mposhti Eskavatorin me rezultat 6-3, ku Besfort Sopa shkëlqeu duke shënuar het-trik dhe duke ndihmuar skuadrën e tij të ngritët në pozitën e dytë në tabelë. Djelmoshat e rinj të Maestros treguan një lojë shumë të bukur dhe shumë korrekte duke mos venë në pikëpyetje asnjëherë rezultatin e këtij takimi. Jeton Rysha ishte realizatori i dy golave për Eskavatorin, e cila nuk po kalon në momentet e saja më të mira, ndersa Zeka ka fituar përballë Italy Dental me rezultat 7-3. Besnik Maloku shënoi të tri golat për Italy Dental, ndërsa Fitim Qukovci( FC Zeka) me poker e mbylli takimin e kësaj ndeshjeje. Si duket Victoria Orchide është këndellur. Pas fitores 5-1 ndaj Yjeve në këtë xhiro tani pozicionohet e 8-ta në tabelë me 13 pikë. Në pesë takimet e fundit Victoria Orchide ka arritur 4 fitore dhe 1 humbje ndërsa Yjet pozicionohen në vendin e 14-të në tabelë me 10 pikë. Laç ka pësuar me rezultat minimal ndaj Kino Bar. Goli i Veton Hyseni doli të ishte goli i tri pikëve për Kino Bar qe arrin fitoren e parë në kampionat. Skuadra e trajnerit Jehon Ramadani, FC Komogllava ka shënuar fitore të thellë ndaj Classic 7-0, ku Hekuran Gashi dhe Lutfi Beqiri realizuan het-trikk ndërsa në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Fitim Metushi. Ndeshja e fundit e kësaj xhiroje ishte fitorja befasuese me rezultat të thellë e Colo Colo ndaj Koshares( 8-0 ). Colo Colo bëri paraqitjen me të mirë për këtë sezon dhe me shumë meritë arriti të arkëtonte fitoren e dytë rresht. Ndërsa Kosharja me këtë humbje e sheh vetën në pozitën e Play Out-it.

Tabela dhe lista e golashënuesve:

LIGA E DYTË

Xhiroja e nëntë në Ligën e Dytë u hap me ndeshjen mes Termo Luzhes dhe Zy-Na, e cila përfundoi me fitoren e Termos me rezultat 3-2. Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll 1-1 ndërsa në fraksionin e dytë, Ylli Fazliu kompletoi het-trikun e tij për ti dhuruar skuadrës se Termo Luzhes një fitore shumë të rëndësishme, ndërsa Zy-Na humbet pozitën e katërt në tabelë pasi rivali i saj, Lloshkobarja shënoi fitore 5-3 ndaj skuadrës se Pelisterkës. Lloshkobarja arriti të rikthente disavantazhin prej dy golave dhe të shenonte fitore mjaftë të vështirë, fal gabimeve edhe të mbrojtësve kundërshtarë. Skuadra e Army ka befasuar Starf Graf duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 3-2. Starf Graf hyri në këtë takim si favorit, por dështuan të tregohen të tillë përball një mbrojtje mjaft të mirë të Army. Besnik Zeqiri ishte autor i dy golave në këtë takim. FC Nderimi me mjaft mund ka arritur të arkëtojë tri pikët e radhës duke mposhtur skuadrën e Terrnit me rezultat 3-2. Skuadra e trajnerit Mani Kurti krijoi epërsi të hershme prej dy golave në këtë takim, mirëpo në pjesën e dytë Terrni arriti ti befasonte duke barazuar rezultatin në 2-2 me golat e Bardhyl Avdiut. Pikët e plota Nderimit ja dhuroi Butrint Shabani i cili shfrytëzoj mjaft mirë gabimin e portierit dhe dërgoi topin në rrjet në minutën e fundit të takimit.

Shqiponja edhe pas javës së nëntë vazhdon me fitore dhe rezultat të thellë. Këtë jave mposhti FC Union me rezultat 6-1. Gjatë tëre takimit Shqiponja tregoi lojë të bukur duke krijuar shumë raste dhe për asnjë moment nuk vuri në dyshim rezultatin e këtij takimi. Më i miri për Shqiponjën ishte Alban Avdulli me tri gola të shënuara. Një nga ndeshjet me emocionuese ishte fitorja e Gamës ndaj Labinotit. Dy skuadrat patën shumë raste shënimi ku dështuan të tregoheshin të sakta. Edhe pse Gama me mungesa të shumta në skuadër arriti të fitonte me rezultat 3-2 me golat e Astrit Hoxhës dhe Veton Hasaj. Te Iriqi gaboi këtë jave duke pësuar humbje minimale ndaj Kombëtares A (0-1). Golin e vetëm të këtij takimi e shënoi Dardan Sejdiu duke i siguruar një fitore shumë të rëndësishme skuadrës se tij në luftë për një pozitë më të mirë në tabelë. Vetëvendosja deklasoi skuadrën e Red Zone me rezultat të thellë, 10-2. Me këtë fitore Vetëvendosja pozicionohet e treta në tabelë, ndërsa Red Zone vazhdon të qëndrojë e fundit me 0 pikë. Vlen të përmendet se në këtë takim Flamur Istrefi shënoi golin më të bukur të javës me një volej goditje. Ndeshja mes Elektro inn dhe Sprint u ndërpre për shkaqe të mosmarrëveshjeve. Deri në min e 31-të, Sprint udhëhiqte me rezultat 4-1.

Tabela dhe lista e golashënuesve:

LIGA E TRETË

Talinoci në ligën e tretë arriti një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Capllanit. Fitorja e Talinocit u arrit pas një përmbysje të rezultatit nga 0-1 në 2-1. Me një rezultat të thelle u mbyll ndeshja mes Festës dhe Zllatarit. Festa triumfoi duke rrëmbyer kështu edhe ajo një fitore të rëndësishme. Për Festën shënoi dy gola Herolind Sojeva. Viva i shkaktoi FerPlastit humbje për herë të parë pas shumë ndeshjes. Me këtë triumf Viva tashme rrit pretendimet për të qenë më lartë në tabelë. Rexhep Shabani shënoi tre gola për Viven duke e vendosur fatin e këtij takimi. Atletico mposhtët nga Surqina 2-4 duke pësuar një humbje qe mund të ndikoje shumë në tabelë. Me këtë fitore Surqina vazhdon të rris pretendimet për të qenë në ligën e dytë sezonin e ardhshëm. Në këtë sfidë shkëlqeu Kastriot Bytyqi me het-trik.

Një ndeshje derbi u luajt mes Nikadinit dhe Momo Barit qe përfundoi me fitoren e Nikadinit 2-1. Adrian Rekaj me dy golat e tij i dha fitoren e rëndësishme skuadrës se Nikadinit ndërsa për Momo Barin shënoi Ngadhnijim Ajvazi. FL ET Group shënoi një fitore të thelle ndaj Vikings 5-1. Kjo ishte një fitore me rëndësi për skuadrën e FL ET Group që mund t’i ndihmojë shumë për mbijetesë kësaj ekipe. Galaxy fitoi 3-1 ndaj Guri M dhe me këtë triumf siguron edhe me shumë pozitat e mesit të tabelës. Në barazim pa gola u mbyll sfida mes Shkëndijës dhe Unionit SHPK. Kjo ndeshje ishte mjaft e balancuar dhe me kujdes të veçantë në mbrojtje. Dity Balaj se bashku me Plashenin dhuruan spektakël në fushë dhe të dyja në fund morën nga një pikë. Ky barazim ishte me i drejti në bazë të lojës së zhvilluar. ElekroPlast fitoi 3-2 ndaj Ben-Com D. Në këtë takim shkëlqeu Ramadan Nuha me tre gola. Komuna humbi ndaj Fabefa 2-4. Kjo ishte fitorja e parë e Fabefes në ligën e tretë. Një sfidë mes rivaleve për mbijetesë. Ndeshja fundit e xhiros ishte mes Elitës dhe Big Eagle u mbyll me rezultat 4-4. Kjo sfidë pati gjithçka: gola, spektakël e dramë në fushë.

Tabela dhe lista e golashënuesve:

Më të dalluarit e kësaj jave: