")
Please enter at least 3 characters.

Fitoi sërish për kostumin më të mirë të 'Halloween', procesi i transformimit të Heidi Klum

2019/11/HeidiKLumvjeshtica-1fk.jpg

Para afro dy dekada më parë, Heidi Klum nisi me organizimin e ndejave më të çmendura të 'Halloween', ndërsa akoma edhe kësaj dite po vazhdon ta bëjë të njëjtën gjë.

Manekinia gjermane e planifikon me javë apo muaj se si do të transformohet për 'Natën e shtrigave', në mënyrë që të marrë sa më shumë vëmendje.

Dhe thuajse gjithmonë ia arrin qëllimit. Në rrjetet sociale u shpërndanë disa fotografi, në të cilat bukuroshja shfaqej në versioni e një 'zombie' të frikshëm.

(Foto: Noam Galai/Getty Images for Heidi Klum/Guliver)

Në këtë mënyrë, kostumi i saj u zgjodh si më i miri dhe më origjinali i këtij viti, duke lënë të kuptohet se ajo vazhdon të jetë pa konkurrencë kur është fjala për transformime të këtij lloji.

Ndërkaq, përmes disa videove të publikuara në Instagram, e ka treguar procesin e këtij transformimi. /Telegrafi/