“Finale para finales”, Karl-Heinz Rummenigge komenton përballjen Bayern Munich – Real Madrid
Drejtori Karl-Heinz Rummenigge ka folur për përballjen çerekfinale të Bayern Munich ndaj Real Madrid në Ligën e Kampionëve.
Ai ka deklaruar se Bayerni dikur ia vështirësonte punën Realit, por tani situata ka ndryshuar me madrilenët që kanë marrë “prmatin”.
“Është ndeshja më e luajtur në historinë e Ligës së Kampionëve, e kam verifikuar. Deri tani janë zhvilluar 28 përballje. Real Madrid ka dy fitore më shumë se ne".
“E njëjta histori është edhe në renditjen e klubeve të UEFA-s: ata janë të parët dhe ne jemi shumë pranë tyre. Kjo është maja, ndeshja e ndeshjeve, një finale para finales".
Në fund, Rummenigge shtoi se Reali e meriton epitetin falë trofeve që ka siguruar vetëm në dekadën e fundit.
“Është rivaliteti që ka shkaktuar më shumë bujë gjatë gjithë kësaj kohe. Në vitet 2000, ne ishim ata që ua vështirësonim gjërat Real Madridit, por së fundmi ata kanë marrë epërsinë. Nga ‘makthi’ në ‘bishën e bardhë’. Ata kanë fituar pesë Liga të Kampionëve në 10 vitet e fundit, dhe kjo thotë gjithçka”.
Kujtojmë, përballja e parë çerekfinale zhvillohet në “Santiago Bernabeu” më 7 prill, ndërsa ajo kthyese pas tetë ditëve në “Allianz Arena”./Telegrafi/


