Please enter at least 3 characters.

Filmon studenten e gabuar, duke menduar se është vajza e tij (Video)

2017/07/Filmon-studenten-e-gabuar-duke-menduar-se-eshte-femija-tij-foto.jpg
25:"© Twitter/ Georgia Wilde

Tony Wilde nga Anglia, ka qenë duke e filmuar një studente, derisa është ndaluar nga vajza tij Georgia.

Uniformat e njëjta, kanë bërë që babai të ngatërronte vajzën e tij, sepse të gjitha i dukeshin njëjtë, transmeton Telegrafi.

“Isha duke shikuar të gabuarën, apo jo”, ka thënë Wilde duke qeshur, pasi u ndalua nga e bija.

Filmimi është shpërndarë në internet dhe ka marrë shumë pëlqime dhe komente, më shumë për gabimin e bërë, sesa për faktin që ishte duke diplomuar vajza e tij. /Telegrafi/