Please enter at least 3 characters.

Filmohet krijesa misterioze duke “lundruar” në ujërat e Alaskës (Foto/Video)

2016/10/1-559.jpg
5:"Burim

A është kjo video dëshmi se ekzistojnë përbindëshat e detit apo thjesht është një litar i mbuluar me akull që lundron nëpër ujë?

Craig McCaa i cili punon për Zyrën e Menaxhimit të Tokës në Alaskë, ishte duke realizuar disa fotografi në lumin Chena gjatë javës së kaluar, kur zbuloi një krijesë pesë metërshe duke lundruar nëpër ujë, transmeton Telegrafi.

Prej atëherë, videon që e ka realizuar McCaa ku shihet një krijesa misterioze duke lundruar, është duke bërë xhiro nëpër botë, duke nxitur dyshimet se mund të ekzistojnë përbindësha të detit.

McCaa planifikonte të shkrepte disa fotografi, për të kapur ndryshimet e peizazhit pasi që akullnajat kishin marrë forma interesante në sipërfaqen e lumit në Fairbanks të Alaskës.

Por në ato momente vërejti një krijesë misterioze duke lëvizur pranë anijes së tij. /Telegrafi/