Please enter at least 3 characters.

Filmi "Joker" duartrokitet për tetë minuta rresht në "Venice Film Festival"

2019/09/GettyImages-109023970-e1567409706443.jpg
449:"PERTH, AUSTRALIA - FEBRUARY 12: Film goers watch The Dark Knight featuring Heath Ledger during a public tribute outdoor movie night to the late actor at Burswood Park on February 12, 2011 in Perth, Australia. Australian actor Heath Ledger won a posthumous Oscar for his portrayal of the Joker in the movie The Dark Knight. Ledger died from an accidental toxic combination of prescription drugs on January 22, 2008. (Photo by Paul Kane/Getty Images)
12:"Getty Images

Premiera e "Joker" në Festivalin e Filmit në Venecia mbajti në këmbë publikun tetë minuta të shtunën në mbrëmje për aktorin Joaquin Phoenix dhe regjisorin Todd Phillips.

Phoenix dhe Phillips në Sala Grande iu bashkua edhe aktorja Zazie Beetz, që luan rolin e fqinjës së Joker, ndërkohë që Robert De Niro, që luan rolin e një moderatori, nuk mundi të ishte i pranishëm në Lido, Venecia, shkruan Variety transmeton Telegrafi.

Filmi është përfolur tejet shumë që prej ditës që u njoftua realizimi i tij. Të shtunën u mbajtën dy shfaqje për shtypin, të dyja të mbushura plot dhe të dyja përfunduan me duartrokitje në momentin që u shfaq emri i Joaquin Phoenix në ekran.

Performanca e Phoenix si Arthur Fleck, një burrë i trishtuar që transformohet në një ikonë të nihilizmit të dhunshëm, përflitet që tani si e denjë për 'Oscar'. Më parë, Phoenix ka thënë se nuk është frymëzuar nga portretizimet e mëparshme të Joker për të realizuar versionin e tij.

"Nuk iu referova versioneve të mëparshme të personazhit", ka thënë ai. "Duhet ta krijoja vetë".

Pas premierës në Venecia, filmi "Joker" do të shfaqet tashmë edhe në Toronto. /Telegrafi/