Please enter at least 3 characters.

Filmbërësi francez Luc Besson lirohet nga akuza për përdhunim

2019/02/LucBessons-e1551292923598.jpg
246:"SEOUL, SOUTH KOREA - AUGUST 22: Film director Luc Besson attends the film 'Valerian' press conference at Yongsan CGV on August 22, 2017 in Seoul, South Korea. The film will open on August 30, in South Korea. (Photo by Han Myung-Gu/Getty Images)
12:"Getty Images

Prokuroria franceze e ka liruar filmbërësin Luc Besson nga akuza për përdhunim, e cila ishte ngritur nga aktorja Sand Van Roy, e cila është raportuar se ka qenë në lidhje të fshehtë dyvjeçare me të.

Pas hetimit, ishte konfirmuar se Besson nuk ishte fajtor për akuzën e përdhunimit të aktores, e cila kishte pohuar se ai e ka keqtrajtuar seksualisht në një dhomë hoteli në Paris. Avokatët e 59-vjeçarit kanë thënë se hetimi është ndërprerë.

Luc Besson dhe Virginie Silla (Foto: Tristan Fewings/Getty Images)

Aktorja, e cila është paraqitur në dy filma të tij, në dokumentet e akuzës kishte thënë se ishte ndier keq pas një çaji që ka pirë dhe më pas Besson e ka përdhunuar.

Mirëpo, hetimet kanë treguar se nuk ka qenë në ndikimin e ndonjë substance të palejuar. Pas padisë së saj, ishin shfaqur edhe tetë femra të tjera, të cilat e kanë akuzuar filmbërësin për shqetësim seksual.

Një aktore ka thënë se ia kishte dalë të ikte nga zyra e regjisorit, skenaristit dhe producentit të famshëm në Paris, pasi kishte dashur ta përdhunonte.

Luc Besson (Foto: Xiaolu Chu/Getty Images/Guliver)

Besson është vlerësuar për punën e tij në filmat, si "Leon: The Professional", "The Messenger: The Story of Joan of Arc", "The Fifth Element", "Lucy" e "Valerian and the City of a Thousand Planets", ndërsa është producent i shumë filmave të suksesshëm.

Në vitin 1980, ai e themeloi kompaninë e vet filmike, "Les Films du Loup", ndërsa më vonë "Les Films du Dauphin", të cilat në vitin 2000 u zëvendësuan nga kompania tjetër e tij, EuropaCorp, të cilën e themeloi me bashkëpunëtorin e tij, Pierre-Ange Le Pogam.

Si skenarist, regjisor apo producent, Besson ka qenë i përfshirë në realizimin e më shumë se 50 filmave. /Telegrafi/