Fillon seanca e Kuvendit, me 40 minuta vonesë
Me 40 minuta vonesë ka filluar të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës.
Seanca ishte paraparë të fillojë në ora 10:00, ndërsa filloi në 10:40.
Në rend dite janë 17 pika.
Rendi i ditës:
Deklarimet jashtë rendit të ditës,Pyetjet parlamentare,Interpelanca me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, sipas kërkesës së deputetes Mimoza Kusari-Lila, e nënshkruar edhe nga nëntë (9) deputetë tjerë, në lidhje me dhënien e licencave afatgjate (40vjet) për prodhimin e energjisë elektrike ndërmarrjes “KELKOS ENERGY” sh.p.k për HC “Deçani” dhe HC “Belaja”,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-046 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-015 për letërnjoftim,Shqyrtimi i Statutit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj,Shqyrtimi i Statutit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë,Shqyrtimi i Statutit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë,Shqyrtimi i Statutit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan,Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji, për vitin 2019,Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, për vitin 2019,Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, për vitin 2018,Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, për vitin 2019,Shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë 2018 – 2019,Debat parlamentar për luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje me rastin e fushatës senzibilizuese në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore, sipas kërkesës së deputeteve Vlora Limani Hajnuni dhe Lirije Kajtazi, të mbështetura nga 8 deputetë tjerë,Emërimi i Kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit të NP KOSTT,Zgjedhja e Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit,Zgjedhja e dy anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve jo shumicë. /Telegrafi/


