Filloi projekti tre milionë eurosh në Shalë të Bajgorës
07/07/2026
Kryetari i Komunës së Mitrovicës Faton Peci ka njoftuar se , ka filluar projekti 3-milionësh eurosh infrastrukturor.
Gjatë vizitës së Pecit së bashku me Nënkryetarin, Enis Osmani dhe Drejtorin për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, vizituan nga afër fillimin e punimeve të cilat po zhvillohen për rregullimin e infrastrukturës rrugore në lagjen e heroit Mehë Uka, në Shalën e Bajgorës që do të përfshij edhe rrugët e kësaj zone.
“Sot vizitova punimet që po zhvillohen në rregullimin e infrastrukturës rrugore në Shalë, projekt i cili do të përfshijë asfaltimin e disa rrugëve në fshatrat e kësaj zone", ka shkruar Peci.
"Investimet tjera do vazhdojnë, sepse Shala e meriton zhvillimin”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/


